Grupi A: Zvicra vuan, por ia del të sigurojë kreun. Kanadaja feston po ashtu, Bosnia e pafat (video)

Grupi A: Zvicra vuan, por ia del të sigurojë kreun. Kanadaja feston po ashtu, Bosnia e pafat (video)

Zvicra dhe Kanadaja janë dy kombëtaret e grupit A, që sigurojnë zyrtarisht biletën për në raundin tjetër. Në sfidën e luajtur në Vancouver, rezultati u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Me fillimin e të dytës, në minutën e 46-të, kundërsulm i shpejtë i helvetëve dhe Ruben Vargas gjen golin, pas asistit të Johan Manzambi. Në minutën e 57-të, tjetër aksion i shpejtë i Zvicrës, që gjen golin e dytë me Johan Manzambi pas asistit të Breel Embolo. Në minutën e 76-të, vendasit ngushtuan shifrat me golin e të sapofuturit në fushë, Promise David, pas një asisti fantastik të Nathan Saliba. REzultati nuk ndryshon deri në fund. Zvicra fiton 2-1 dhe e mbyll në krye...