Gruaja e Dumfries: “Milano është qyteti ideal, ndihem perfekt”. Tani, holandezi do të shkojë te Real Madridi

Gruaja e Dumfries: “Milano është qyteti ideal, ndihem perfekt”. Tani, holandezi do të shkojë te Real Madridi

15 Qershor 2026 12:46 Alfred Lleshi Denzel Dumfries po përgatitet të largohet nga Interi dhe të transferohet te Real Madridi. Mbrojtësi i djathtë është shumë i kërkuar në Europë pas sezoneve te zikaltërit dhe ka vendosur të bashkohet me “Los Blancos”, edhe pse partnerja e tij Jaimy Kenswiel ka mendim tjetër për qytetin ideal. Në një intervistë për “VROUW”, ajo tha: “Në Milano, kryeqyteti i modës, ndihem në vendin perfekt. Njerëzit janë të sjellshëm, klima është e këndshme dhe e dua kuzhinën italiane”. Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe shton: “Nuk do ta quaja kurrë veten gruaja e një futbollisti’. Jam me një person që ndjek zemrën e tij, rastësisht zemra e tij është futbolli. Edhe unë jam ambicioze”. Megjithatë, transferimi i tij në...