Champions League: E vështirë, por jo e pamundur. Egnatia kërkon të shkruajë historinë në Slloveni
27 Korrik 2026 16:39 Telesport Pas barazimit spektakolar 3-3 në “Arena Egnatia”, kampionët e Shqipërisë janë gati për sfidën vendimtare ndaj Celjes. Mbrëmjen e së martës, skuadra rrogozhinase do të luajë në Slloveni ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të UEFA Champions League. Takimi do të nisë në orën 20:15 dhe pritet të jetë një përballje vendimtare për fatet e kualifikimit. Egnatia do të synojë të eliminojë kampionët e Sllovenisë dhe të sigurojë një vend në raundin e tretë të kompeticionit. Gjithçka është gati për skuadrën rrogozhinase, ndërsa 90 minutat e kësaj sfide do të përcaktojnë ekipin që do të vazhdojë rrugëtimin në UEFA Champions League. Federata e Futbollit i uron Egnatias shumë suksese në këtë përballje të rëndësishme.
Burimi:
telesport.al