Gordon: Gjithnjë ka presion kur luan për Anglinë, të gjithë duan të luajnë e të shënojnë

Gordon: Gjithnjë ka presion kur luan për Anglinë, të gjithë duan të luajnë e të shënojnë

12 Qershor 2026 9:18 Telesport Debutimi i Anglisë në Kupën e Botës do të jetë më 17 qershor, ndaj Kroacisë, ndaj skuadra vijon ende përgatitje për sfidën e parë. në miqësoren e fundit, “3 luanët” fituan 3-0 ndaj Kosta Rika dhe një nga golashënuesit ishte Anthony Gordon. Lojtari, që vetëm pak ditë më parë u ble nga Barcelona, realizoi nga pika e bardhë. “Më pëlqen presioni i penalltive. Meqë Kane ishte larguar e shfrytëzova këtë mundësi dhe shënova”, deklaroi Gordon në një intervistë. Anësori i ri i Barcelonës ishte një lojtar i shkëlqyer për ekipin e Anglisë të Thomas Tuchel, duke i dhënë asist Declan Rice përpara se të shënonte vetë. “Gjithmonë ka presion kur luan për Anglinë. Këtu ka lojtarë të shkëlqyer që presin...