Gordon drejt Bundesligës? Drejtuesi i Bayern jep sinjalet e para
22 Maj 2026 19:23 Telesport Drejtori sportiv i Bayern-it, Max Eberl, ka dhënë sinjalet e para se Anthony Gordon po bëhet gati për t’u transferuar në Mynih, por pa i përmendur emrin. “Ne do të ndërmarrim hapa të mëtejshme dhe do ta ristrukturojmë skuadrën pa qenë radikalë në vendime. Kemi bërë disa rinovime kontratash. Skuadra jonë është aq e balancuar, saqë nuk do të bëjmë shumë ndryshime, përveç ndoshta në një ose dy pozicione”. “Në sulm? Po, kemi një emër në mendje dhe do të ndodhë nëse ka sens financiar. A kemi folur me të? Po. Ka qenë bisedë pozitive”.
Burimi:
telesport.al