54 federata në unison, Afrika i jep mbështetje totale Infantinos në krye të FIFA-s
Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) ka konfirmuar mbështetjen e plotë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pas një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv me përfaqësuesit e 54 federatave anëtare. Në deklaratën zyrtare, CAF bëri të ditur se mbështet unanimisht “përditësimin e përbashkët” të presidentit dhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, lidhur me iniciativën “FIFA Forward Enterprise”. CAF pranoi se “janë bërë gabime gjatë procesit të krijimit të kësaj iniciative”, veçanërisht për mungesën e konsultimit paraprak me të gjitha palët e përfshira, por vlerësoi faktin që FIFA i njohu këto gabime. Presidenti i CAF, Patrice Motsepe, deklaroi: “CAF mirëpret dhe mbështet përditësimin e përbashkët të Infantino dhe Grafström. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë futbollin afrikan një nga më të mirët në...
Burimi:
telesport.al