Amorim solidarizohet me Xabi Alonson: Kemi kaluar vështirësi në punët tona të fundit

Amorim solidarizohet me Xabi Alonson: Kemi kaluar vështirësi në punët tona të fundit

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, para miqësores ndaj Chelsea, vlerësoi homologun e tij Xabi Alonso dhe gjeti ngjashmëri në rrugëtimin e tyre të fundit profesional. “Është një trajner shumë, shumë i mirë dhe mendoj se ka shumë ide. Kam parë shumë ndeshje të Bayer Leverkusenit dhe kemi luajtur shumë herë me të njëjtin sistem, nëse mund ta themi kështu”, – deklaroi Amorim. Duke iu referuar vështirësive që të dy kanë kaluar pas aventurave te Manchester United dhe Real Madridi, trajneri portugez shtoi: “Të dy kemi pasur vështirësi në punën tonë të fundit, ndaj kemi shumë gjëra të përbashkëta. I uroj më të mirën, sidomos sepse nuk jemi rivalë në asnjë kompeticion. Ai mund të fitojë gjithçka që dëshiron, e meriton. Është vërtet një trajner i shkëlqyer”....