Goditje e papritur, zyrtarizimi i Murinjos te Reali i Madridit mjegullohet në momentin e fundit
E ardhmja e Zhoze Murinjos në stolin e Realit të Madridit vazhdon të mbetet e paqartë, teksa vendimi final për rikthimin e tij lidhet ngushtë me zgjedhjet presidenciale në klubin madrilen. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, drejtuesit e Realit të Madridit kanë përgatitur një kontratë dyvjeçare për teknikun portugez, me mundësi rinovimi edhe për një sezon tjetër në rast se skuadra shpallet kampione në La Liga. Megjithatë, marrëveshja nuk mund të zyrtarizohet pa u konfirmuar më parë rizgjedhja e presidentit aktual, Florentino Perez. Ndërkohë, Murinjo thuhet se ka dorëzuar një raport të detajuar për merkaton e verës, ku kërkon ndërhyrje të menjëhershme në repartin e mbrojtjes dhe në mesfushë. Në listën e lojtarëve që mund të largohen përfshihen emra si Eduardo Kamavinga dhe Dani Sebajos....
Burimi:
ntv.al