Glasner, Ragnick dhe ylli i Real Madridit. Mungon vetëm telefonata e Ibrahimovic dhe Cardinale
8 Qershor 2026 16:07 Telesport Oliver Glasner është i gatshëm të marrë drejtimin e Milanit. Trajneri austriak pasi mbylli rrugëtimin me Crystal Palace, ku fitoi Conference League, është gati për një aventurë të re. La Gazzetta dello Sport zbulon se Glasner është i hapur për të marrë drejtimin e Milanit. Ai po pret vetëm telefonatën e drejtueve kuqezi, pas takimit javën e kaluar mes agjentit të tij, Zlatan Ibrahimovic dhe Gerry Cardinale. Në rast se palët bien dakord, atëherë Glasner nuk do të vijë i vetëm. Ralf Ragnick do të jetë dejtori i ri sportiv i kuqezinjve dhe transferimi i parë do të jetë David Alaba. Austriaku do të vijë falas, pasi në 30 qershor i mbaron kontrata me Real Madridin. Për Glasner ka interes...
Burimi:
telesport.al