Gjysmëfinalja e Champions/ Ndeshja Bayern-PSG, publikohen formacionet zyrtare
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, pas fitores 5-4 për francezët në takimin e parë. Bayerni synon finalen e 12-të në histori dhe mbështetet në formën e mirë në shtëpi, me vetëm 1 humbje në 29 ndeshjet e fundit në Champions. PSG kërkon të ruajë avantazhin dhe të arrijë finalen e tretë në histori për një klub francez. Parisienët janë kualifikuar në 14 nga 17 rastet kur kanë fituar ndeshjen e parë. Në përballjet direkte, Bayerni ka 14 fitore në 17 ndeshje ndaj skuadrave franceze. PSG ka 4 fitore në 12 ndeshjet e fundit kundër skuadrave gjermane. Ndeshja pritet të vendoset nga detajet, duke parë diferencën minimale prej një goli....
Burimi:
sot.com.al