Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG udhëheq ndaj Bayern Munchen
Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen e madhe mes Bayern Munchen dhe PSG. Francezët kaluan në avantazh që në minutë ne tretë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Ousmane Dembele shënoi për 1:0. Goli erdhi nga asist i Khvicha Kvaratskhelia. Me këtë rezultat ekipi francez ndodhet me një “këmbë” në finalen e kompeticionit të Uefa Champions League. Ndeshja e parë gjysmëfinale në Paris përfundoi me fitore të skuadrës franceze me rezultatin 5:4. Gjermanëve të Bayern i duhen të paktën dy gola për ta çuar sfidën në shtesë, ose tre të tillë, për të shkuar në finalen e 30 majit, e cila luhet në Budapest.
Burimi:
sot.com.al