Gjermania nuk ka asnjë mëshirë! Fitojnë thellë kundër Curacao, goli i debutuesve thelloi inatin e gjermanëve

Gjermania nuk ka asnjë mëshirë! Fitojnë thellë kundër Curacao, goli i debutuesve thelloi inatin e gjermanëve

Gjermania e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fushatën e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur me rezultatin tenistik 7-1 përfaqësuesen e Curaçao-s. Ndeshja, e zhvilluar në një atmosferë elektrizuese në “Houston Stadium”, konfirmoi “Panzerat” si një nga pretendentët kryesorë për trofeun. Ndonëse Gjermania dominoi lojën që nga minutat e para, ishte një mbrëmje historike për kundërshtarin. Në minutën e 21-të, Livano Comenencia shënoi golin e parë të Curaçao-s në një finale të Kupës së Botës, duke ngritur në këmbë tifozët. Ky moment ishte pika e vetme e dritës për ekipin ishullor, pasi Gjermania reagoi furishëm. Felix Nmecha hapi serinë e golave, ndërsa Kai Havertz (dy gola), Nico Schlotterbeck, Jamal Musiala, Nathaniel Brown dhe Deniz Undav kompletuar “pokerin” e golave....