Gjermania nën presion, Nagelsmann: Fokusi im është vetëm fitorja

Gjermania nën presion, Nagelsmann: Fokusi im është vetëm fitorja

Gjermania do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Paraguait në ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës. Humbja në takimin e fundit të grupeve kundër Ekuadorit ka zbehur optimizmin e krijuar pas dy fitoreve në start të turneut, duke shtuar presionin mbi ekipin dhe trajnerin Julian Nagelsmann. Eliminimi në këtë fazë ndaj Paraguait, që konsiderohet një nga skuadrat më pak të favorizuara, do të përbënte një zhgënjim të madh për përfaqësuesen gjermane dhe do të rriste edhe më shumë kritikat ndaj teknikut, pas eliminimit në çerekfinale të Kampionatit Evropian të zhvilluar në Gjermani. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, gazeta BILD e pyeti Nagelsmann nëse ndien se duhet t’u dëshmojë diçka kritikëve si trajner i kombëtares. “Realisht, mendoj vetëm...