Gjermania merr frymë e lehtësuar, Neuer rikthehet në stërvitje me grupin

Gjermania merr frymë e lehtësuar, Neuer rikthehet në stërvitje me grupin

1 Qershor 2026 14:18 Alfred Lleshi Pas mungesës në ndeshjen miqësore ndaj Finlandës, e fituar 4-0 nga Gjermania, portieri Manuel Neuer është rikthyer në stërvitje në qendrën sportive të Frankfurtit, ku kombëtarja gjermane po përgatitet për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA. 39-vjeçari ishte ndalur ditët e fundit për shkak të një problemi në pulpë, çka kishte shtuar dyshimet për grumbullimin e tij, duke pasur parasysh se dy vite më parë kishte njoftuar tërheqjen nga kombëtarja. Neuer zhvilloi një seancë të lehtë atletike, me vrapime dhe sprintime, përpara se të kalonte në stërvitjen specifike të portierëve. Ky është një sinjal pozitiv përpara debutimit të Gjermanisë në turne më 14 qershor ndaj Curaçaos. Portieri i Bayern Munich mund të testohet më...