Gasperini jep 10 milionë euro për shqiptarin/ Mario Mitaj drejt Romës në Seria A

Gasperini jep 10 milionë euro për shqiptarin/ Mario Mitaj drejt Romës në Seria A

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mund të bëhet pjesë e verdhekuqve për sezonin e ardhshëm, me Romën që raportohet se është gati të investojë 10 milionë euro për kartonin e tij. Sipas raportimeve të mediave italiane, Mario Mitaj është shumë pranë një transferimi te Roma gjatë merkatos së verës. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare shihet si një nga objektivat kryesorë të klubit kryeqytetas për forcimin e repartit mbrojtës. Burimet pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri Xhian Piero Gasperini po insiston që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt. Roma raportohet se është e gatshme të paguajë rreth 10 milionë euro tek Al-Itihad, klub që zotëron aktualisht kartonin e futbollistit shqiptar. Nëse transferimi realizohet, Mitaj do të ketë mundësinë të luajë në Champions League sezonin e...