Galatasaray me ofertë “qesharake” për Leao-n, Milan e refuzon direkt
6 Gusht 2026 17:15 Telesport Rafael Leao vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato. Deri tani klubet më të interesuara janë ato të Superligës turke, sidomos Fenerbahce dhe Galatasaray. Mediet italiane zbulojnë se kampioni në fuqi i Turqisë, i ka dërguar së fundmi një ofertë zyrtare Milanit: 35 milionë euro për një marrëveshje të përhershme, jo më një huazim me mundësi blerjeje. Milan e ka refuzuar direkt këtë propozim, pasi nuk lëviz nga çmimi 50 milionë euro. Ndërkohë mediet turke bëjnë me dije se Galatasaray pritet të nisë një ofertë të re në drejtim të Milanit për portugezin, e cila nuk do të jetë më shumë se 45 milionë euro.
Burimi:
telesport.al