Futsall: Tirana mposht Flamurtarin në finalen e madhe dhe shpallet kampion
7 Qershor 2026 22:46 Telesport Tirana Futsal është shpallur kampione e Shqipërisë për sezonin 2025/2026, pasi triumfoi në finalen e madhe të fazës “Final 4”, duke mposhtur Flamurtari Futsal me rezultatin 3-0 në Pallatin e Sportit “Feti Borova”. Skuadra kryeqytetase dominoi takimin final dhe siguroi trofeun falë golave të shënuar nga Mertiri në minutën e 2-të, ndërsa Mejzini dhe Kaça vulosën suksesin për bardheblutë. Faza “Final 4” e Kampionatit Kombëtar të Futsallës u zhvillua sipas formatit play-off me ndeshje teke në fushë asnjëanëse, duke kulmuar me finalen e sotme që përcaktoi edhe skuadrën kampione të vendit. Në përfundim të ndeshjes, Federata e Futbollit organizoi ceremoninë zyrtare të ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit. Medaljet dhe kupën kampione iu dorëzuan ekipit fitues nga specialisti i...
Burimi:
telesport.al