Futboll femra/ Shqipëria njeh rivalët, në Botëror, dueli i parë me Uellsin

Futboll femra/ Shqipëria njeh rivalët, në Botëror, dueli i parë me Uellsin

Futbolli i femrave ka bërë progress në Shqipëri dhe kjo është shenjë e mirë për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në këtë gjini. Natyrisht, deri në ardhjen e rezultateve të mëdha në arenën ndërkombëtare duhet ende kohë e punë. Ndërkohë, Kombëtarja e vajzave njohu dje kundërshtaren në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”. Në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s, përfaqësuesja kuqezi u vendos përballë Uellsit në raundin e parë të play-off-it.Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit tetor, ndërsa datat fikse do të përcaktohen në ditët në vijim. Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit në Uells. Nëse Shqipëria kalon me sukses Uellsin, në raundin e dytë të play-off-it do të luajë ndaj fitueses së çiftit Rumani/Norvegji. Ndeshjet...