Fury për herë të parë më i lehtë se rivali i tij: Gati për këtë duel, jam 100% i fokusuar te fitorja
Boksieri britanik Tyson Fury është gati për duelin e sotëm ndaj polakut Mariusz Wach, sfidë që do të zhvillohet në Tajlandë. Dy boksierët kanë kryer peshimin dhe ajo që ka befasuar të gjithë është se Fury peshonte 12kg më pak se rivali i tij. Ai kishte humbur goxha peshë që nga sfida e zhvilluar në prill ndaj Arslanbek Makhmudov, ndërkohë që rivali i tij kishte shtuar në peshë. “Kam punuar shumë. Ky është kampi im i dytë radhazi pas një pushimi 16-mujor”, tha Fury. “Po bëhem më i mprehtë, më në formë dhe më i fortë çdo ditë. Nuk jam përballur kurrë me një njeri më të rëndë se unë. Jam shumë i lumtur që po luftoj. Nuk po mbështetem në ndonjë ndeshje që do...
Burimi:
telesport.al