Fury mesazh Joshua: Tani ose kurrë, nëse nuk dueloj me të nuk jam më i interesuar për boksin

Fury mesazh Joshua: Tani ose kurrë, nëse nuk dueloj me të nuk jam më i interesuar për boksin

Tyson Fury ka kërkuar që Anthony Joshua ta pranojë sfidën e tij dhe të ndeshet me të në të ardhmen. Ish-kampioni I botës në peshën e rëndë zbuloi se ka nënshkruar për mega-ndeshjen tërësisht britanike, por AJ, rivali i tij i madh, ende nuk ka rënë dakord për përballjen e tyre. “Nuk dua të vendos afate kohore për këtë,” deklaroi Fury, që më tej komentoi: “Ai ose do ta bëjë, ose jo. Tani ose kurrë.” Që kur Fury u bë kampion bote për herë të parë, në vitin 2015 dhe Anthony Joshua u ngjit në radhët e profesionistëve pas triumfit të tij olimpik në Londër 2012, britmat për t’i parë të dy më në fund përballë njëri-tjetrit vetëm sa janë rritur. Gjatë viteve, kjo ndeshje...