Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”, Drejtori i Garave Sulejmani i thotë të gjitha

Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”, Drejtori i Garave Sulejmani i thotë të gjitha

Kur kanë mbetur edhe pesë javë nga përfundimi i sezonit të rregullt në “Abissnet Superiore”, gara për objektivat e kampionatit mbetet plotësisht e hapur, si në krye të renditjes, për të siguruar një biletë për në “Final Four”, ashtu edhe në fundin e tabelës për objektivin mbijetesë. Drejtori i Garave në FSHF, Marjus Sulejmani, në një prononcim për fshf.org, foli për situatën aktuale të kampionatit, garën për një vend në “Final Four”, luftën për mbijetesë si dhe për formatin dhe datat e fazës finale “Final Four” që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Aktualisht vetëm Vllaznia ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”, ndërsa disa skuadra të tjera vijojnë garën për tre vendet e mbetura. Më poshtë, prononcimin i plotë i Drejtorit të Garave,...