FSHF vijon investimet në infrastrukturë, drejt përfundimit fusha e re në Picallë
Kryeqytetit do t’i shtohet së shpejti një tjetër terren modern futbolli, pasi Federata e Futbollit është drejt përfundimit të ndërtimit të fushës së re në zonën e Picallës, në bashkëpunim me akademinë “TR 19 Football Academy”. Projekti që ka nisur në muajin dhjetor ka hyrë tashmë në fazën përmbyllëse të punimeve. Aktualisht po kryhet shtrimi i tapetit sintetik nga FSHF, një nga etapat më të rëndësishme të investimit, që pritet të finalizojë shumë shpejt ndërtimin e fushës dhe ta bëjë atë gati për përdorim nga sportdashësit dhe të rinjtë e zonës. Punimet janë inspektuar nga afër nga Drejtori i Projekteve Infrastrukturore në FSHF, Kevin Lleshi, i cili në një prononcim për fshf.org theksoi rëndësinë e këtij investimi në kuadër të zhvillimit të infrastrukturës sportive në...
Burimi:
sportekspres.com