FSHF vendos: Elite Youth Academy do të luajë në kampionatet e U-16 dhe U-17

FSHF vendos: Elite Youth Academy do të luajë në kampionatet e U-16 dhe U-17

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar pjesëmarrjen e ekipeve të Elite Youth Academy në kampionatet Abissnet Superiore U-16 dhe U-17 për dy sezonet sportive 2026–2027 dhe 2027–2028, një vendim që synon të forcojë zhvillimin e futbollit të moshave dhe të krijojë më shumë mundësi për talentet e rinj shqiptarë. Ky vendim është pjesë e strategjisë afatgjatë të FSHF-së për rritjen e cilësisë së kampionateve të moshave, zhvillimin e futbollistëve të rinj dhe krijimin e një mjedisi sa më konkurrues për përgatitjen e brezit të ardhshëm të ekipeve kombëtare. Elite Youth Academy do të marrë pjesë me të drejta të plota në kampionatet elitare, duke respektuar të gjitha rregulloret dhe kriteret organizative të Federatës Shqiptare të Futbollit, njësoj si çdo klub tjetër pjesëmarrës....