FSHF organizon event mirënjohjeje, Silvinjo: Shqipëria do të mbetet pjesë e jetës sime përgjithmonë
Federata e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje dhe falënderimi për ish-trajnerin e ekipit Kombëtar të Shqipërisë, Silvinjo, si edhe për dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin dhe punën e tyre gjatë tre viteve e gjysmë në krye të kuqezinjve. Në këtë aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, administrata e FSHF-së, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë të Federatës. Në një atmosferë vlerësimi dhe respekti, presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze me të cilën përfaqësuan fanellën kuqezi, duke veçuar si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, presidenti i FSHF-së u dhuroi trajnerëve nga një fanellë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim...
Burimi:
javanews.al