Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

Tetë vatra zjarri aktive në vend! Në Cikallesh flakët rrezikojnë banesat, ndërhyhet nga ajri

Agjencia e Mbrojtjes Civile ka publikuar bilancin e situatës së zjarreve në vend, duke bërë të ditur se operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë në disa qarqe, ndërsa në Elbasan vatrat janë vendosur nën kontroll. Në Dajt, operacioni për shuarjen e zjarrit vazhdon me angazhimin e 30 efektivëve të shërbimit zjarrfikës (MZSH), 10 punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Në fshatin e Cikallesh, në Kavajë, zjarri mbetet aktiv për shkak të terrenit të vështirë. Në ndërhyrje janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, ndërsa nga ajri po operon edhe avioni “Air Tractor”, për shkak të rrezikut që flakët paraqesin për banesat. Situata vijon të jetë problematike edhe në Mallakastër, në zonën Riban–Ngraçan–Panahor, ku ndërhyrja po...