FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

Përmirësimi dhe zhvillimi i infrastrukturës sportive në të gjithë Shqipërinë vijon të mbetet një nga prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në këtë kuadër, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u njoh me kërkesën e paraqitur nga KF Laçi për mbështetje në realizimin e një projekti të rëndësishëm infrastrukturor që synon krijimin e një kompleksi modern sportiv në qytetin e Laçit. Projekti parashikon ndërtimin e një qendre bashkëkohore futbolli, e cila do të përfshijë disa fusha futbolli, ambiente shërbimi dhe mbështetëse, dhoma zhveshjeje për ekipet dhe stafet teknike, zyra administrative, si edhe struktura akomoduese për sportistët. Kompleksi synohet të shërbejë jo vetëm për nevojat e KF Laçit, por edhe si një qendër rajonale futbolli për të gjithë zonën veriore të vendit. Ai do të krijojë kushte...