FSHF fiton përvojë në konferencat e UEFA-s për menaxhimin e burimeve njerëzore
Federata Shqiptare e Futbollit vijon të përfitojë nga konferencat e UEFA-s dhe nga fondet e saj për zhvillimin e futbollit në shkollë, me moshat, futbollin e femrave dhe në infrastrukturë. Ndërkohë, së fundmi, FSHF mori pjesë në Konferencën “UEFA Groë për Burimet Njerëzore dhe Menaxhimin Financiar”, e organizuar më parë në Varshavë, Poloni, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të federatave europiane të futbollit. Konferenca u fokusua në çështje që lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiar brenda federatave, strukturat organizative, proceset e brendshme, planifikimin strategjik si edhe sfidat që lidhen me zhvillimin institucional dhe rritjen e efikasitetit operacional. Gjatë sesioneve të ndryshme të punës u diskutua gjithashtu mbi menaxhimin e marrëdhënieve financiare me shoqatat rajonale dhe lokale të futbollit, përmirësimin e menaxhimit të të dhënave...
Burimi:
sot.com.al