FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja
Komiteti Ekzekutiv i FSHF u mblodh sot dhe mori një vendim të rëndësishëm edhe në lidhje me futbollin europian, duke miratuar unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s dhe ai është presidenti aktual, Aleksander Čeferin. Presidenti i FSHF prej dy mandatesh është pjesë e organizmit më të lartë të futbollit europian, pasi mban postin e zëvendëspresidentit të UEFA-s. “Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, në mbledhjen e zhvilluar sot, shqyrtoi dhe miratoi unanimisht propozimin e Presidentit Armand Duka lidhur me kandidaturën që FSHF do të mbështesë për postin e Presidentit të UEFA-s. Ky vendim vjen si shprehje e vlerësimit maksimal për lidershipin, vizionin dhe kontributin e Presidentit Čeferin në zhvillimin e...
Burimi:
javanews.al