Francezi i gatshëm për gjithçka për të qëndruar te Real, refuzon ofertat e dy skuadrave të Manchester

Francezi i gatshëm për gjithçka për të qëndruar te Real, refuzon ofertat e dy skuadrave të Manchester

Vera e vitit 2026 për Eduardo Camavinga ka qenë shumë e ndryshme nga ajo që ai kishte imagjinuar. I lënë jashtë skuadrës së Francës për Kupën e Botës nga Didier Deschamps dhe pas një sezoni të vështirë te Real Madrid, mesfushori francez tani është i vendosur të rifitojë vendin e tij. Sipas “Marca”, klubi spanjoll është i gatshëm ta shesë lojtarin 23-vjeçar, me kontratë deri në vitin 2029, pas një sezoni të njollosur nga lëndime dhe performanca nën pritshmërinë. Klubi e vlerëson atë rreth 50 milionë euro, por Camavinga nuk ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti spanjoll. Pas një pushimi të shkurtër, francezi është rikthyer në stërvitje me vendosmëri të madhe, i vendosur të bindë José Mourinho se ai ende mund të jetë një pjesë...