Franca bën detyrën ndaj Norvegjisë, Senegali me fitore të thellë ndaj Irakut dhe mban ende shpresat gjallë (video)
26 Qershor 2026 22:59 Telesport Kanë përfunduar dy ndeshjet e treta dhe të fundit të grupit I për Kupën e Botës 2026. Në sfidën e luajtur në Massachusetts mes Norvegjisë dhe Francës, “Gjelat” fituan me rezultatin 1-4. Protagonisti kryesor ishte Ousman Dembele me një tregolësh të shënuar në pjesën e parë. Golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Thelo Aasgaard, në minutën e 21-të. Në fillim të pjesës së dytë, Norvegjia humbi një shans të mirë për të ngushtuar shifrat. Jorgen Larsen humbi penalltinë, e shkaktuar pas një faulli në zonë nga Theo Hernandez. Në minutat shtesë, ishte radha e Desire Doue për të gjetur golin. Sulmuesi shënoi me kokë pas asistit që mori nga Bradley Barcola. Rezultati përfundimtar 1-4 për Francën, që mbyll grupin...
Burimi:
telesport.al