Fotografia Enrique Riquelme me Haaland bëhet “virale” pas njoftimit se do ta transferojë

Fotografia Enrique Riquelme me Haaland bëhet “virale” pas njoftimit se do ta transferojë

4 Qershor 2026 10:57 Alfred Lleshi Më 5 korrik 2022, Enrique Riquelme, kandidat për presidencën e Real Madridit, publikoi në Instagram një foto së bashku me Erling Haaland dhe këngëtarin Ozuna. “De pretemporada”, – shkroi biznesmeni në një imazh ku shfaqej me sulmuesin e Manchester City, Ozuna, Ignacio Maluquer dhe Sandra García-Sanjuán Machado. Afro katër vite më vonë, fotografia është bërë “virale” pasi Riquelme deklaroi në emisionin “El Hormiguero” të Pablo Moto se do ta transferonte Haalandin nëse fiton zgjedhjet ndaj Florentino Pérez. Sipas “El Mundo”, lidhja mes Riquelme dhe Haaland daton që nga viti 2021, kur ata u takuan në Marbella në një darkë të gjatë, ku madje u përmend edhe një marrëveshje me babain e lojtarit, jashtë agjentëve. Në atë kohë Haaland luante te...