Fodeni, Palmeri dhe Meguajeri mbeten pa Botëror, mbrojtësi anglez: Jam i shkatërruar nga ky vendim
Tomas Tuheli ka befasuar me zgjedhjet e tij për Kupën e Botës 2026. Harri Meguajeri, Fil Fodeni dhe Kol Palmeri kanë mbetur jashtë listës me 26 lojtarë të grumbulluar. Një vendim që ka habitur jo pak opinionin sportiv në ishullin britanik dhe më gjerë. Ndërkohë, Harri Meguajeri ka reaguar për mospjesëmarrjen në Kupën e Botës. Mbrojtësi i Mançester Junajtedit ka deklaruar se kishte bindjen se do të përfaqësonte vendin e tij këtë verë, por verdikti i Tuhelit e ka lënë të shkatërruar. “Isha i bindur se mund të luaja një rol të rëndësishëm këtë verë për vendin tim pas sezonit që kam pasur. Jam shokuar dhe i shkatërruar nga vendimi. Nuk kam dashur asgjë më shumë sesa të vesh atë fanellë dhe të përfaqësoj vendin...
Burimi:
sportekspres.com