Foden: Po e mbajmë Arsenal nën presion, çdo gjë mund të ndodhë deri në minutën e fundit

Foden: Po e mbajmë Arsenal nën presion, çdo gjë mund të ndodhë deri në minutën e fundit

14 Maj 2026 12:20 Telesport Mesfushori anglez Phil Foden thotë se çdo gjë mund të ndodhë deri në ditën e fundit dhe skuadra e tij Manchester City po e mban Arsenal në gatishmëri në garën për titullin e Premier League. City është ende në garë pas fitores 3-0 ndaj Crystal Palace, duke mbetur 2 pikë pas “topçinjve” me dy ndeshje nga fundi. “Duhet të vazhdojmë të shtyjmë dhe t’i mbajmë nën presion”, tha Foden. Anglezi mendon se ky presion mund të detyrojë rivalët të gabojnë dhe të lënë pikë rrugës. “Shumë gjëra mund të ndodhin në ditën e fundit, e kam përjetuar shumë herë kur loja nuk shkon sipas dëshirës suaj. Ne kemi rolin tonë për të luajtur“, tha Foden.