Flik nis kontaktet me lojtarët kryesorë të Barcelonës që synojnë rinovimin e kontratës
Adriatik BALLA Kampionati spanjoll shkon drejt fundit me Barcelonën që e ka siguruar tashmë fitoren e titullit, duke lënë pas rivalin e saj të përjetshëm, Realin e Madridit. Ndërkohë, trajneri gjerman Hansi Flik nuk ka humbur kohë, por ka nisur nga puna për të bindur më të mirët të qëndrojnë. Barcelona po planifikon të bëjë disa blerje të mëdha këtë verë për herë të parë në katër vite, duke synuar një qendërmbrojtës dhe një sulmues për ta afruar skuadrën me shumë me finalen e Ligës së Kampionëve. Megjithatë, për ta realizuar këtë, klubi katalanas ka shumë gjasa të ketë nevojë për shitje lojtarësh për të liruar hapësirë në kufirin e pagave. Si gjithmonë, ka shumë spekulime rreth emrave që mund të largohen. Më herët ishte...
Burimi:
sot.com.al