Flick për rinovimin: Dua të fitoj Champions-in dhe të jem këtu kur stadiumi të përfundojë

Flick për rinovimin: Dua të fitoj Champions-in dhe të jem këtu kur stadiumi të përfundojë

21 Prill 2026 14:04 Alfred Lleshi Hansi Flick është shumë i kënaqur te Barcelona dhe dëshiron të vazhdojë në këtë klub. Në konferencën për shtyp para ndeshjes së La Liga-s ndaj Celta Vigo, ai e bëri të qartë synimin për të rinovuar deri më 2028: “Ka dy gjëra që do të doja: të fitoj Champions League dhe të jem trajner i Barçës kur stadiumi të jetë përfunduar”. Ai theksoi: “Champions-i është një ëndërr e madhe për mua. Besoj se mund ta fitojmë, sepse kemi një skuadër fantastike. Duhet të marrim vendimet e duhura, edhe në merkato, pa bërë gabime. Skuadra është e re dhe ka shumë potencial. Gjithçka varet gjithmonë nga rezultatet”. I pyetur për rinovimin, Flick u shpreh: “Ky është plani im. Do të...