Flick: E meritonim të ishim në gjysmëfinalet e Champions-it, por fati nuk deshi…

Flick: E meritonim të ishim në gjysmëfinalet e Champions-it, por fati nuk deshi…

Hansi Flick dha vizionin e tij për ndeshjen kundër Atlético Madridit, e vlefshme për kthimin e çerekfinaleve të Champions League. Barcelona fitoi 2-1, por u eliminua nga turneu kontinental. Trajneri gjerman u shfaq i mërzitur, por krenar për lojtarët e tij. Ndjesitë – “Jemi të zhgënjyer. Patëm mundësinë të bënim 3-0 dhe në fund pësuam atë gol. Krijuam shumë raste, por nuk i konkretizuam. Jemi të zhgënjyer”. Ndeshja – “Kemi bërë një ndeshje fantastike. Luajtëm me një lojtar më pak, por paraqitja ka qenë fantastike. E vlerësoj vërtet atë që pashë sot. Nuk patëm shumë fat, duhet ta pranojmë”. Detajet – “Vendosën detajet e vogla. Duhet t’i bëjmë gjërat më mirë, por skuadra dha gjithçka. Puna ishte fantastike, por nuk ia dolëm”. Përmirësimi – “Kemi...