Flet fotografi i Messit dhe “baby Yamal” më 2007: “Leo ishte në tension, gjithçka e shpëtoi nëna e Lamine”

Flet fotografi i Messit dhe “baby Yamal” më 2007: “Leo ishte në tension, gjithçka e shpëtoi nëna e Lamine”

Me finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, po bën sërish xhiron e botës fotoja që tregon Messin duke i bërë banjë Yamalit të sapolindur. Joan Monfort është fotografi që realizoi fotot e famshme të Lionel Messit me Lamine Yamal bebe, në vitin 2007, imazhe që sot po qarkullojnë në të gjithë botën. Tani që është në pension dhe që dy yjet do të përballen në finalen e Botërorit 2026, ai rikthehet të flasë për ato momente: “Unë nuk besoja te fati, tani po”. Si lindi ideja e fotos? Fotografi tregon: “Në fund të Europianit 2024 ajo u shfaq sërish në mënyrë magjike. E postoi babai i Lamine në Instagram. Historia është që Barcelona dhe UNICEF përgatitën një kalendar dhe kishin vendosur të bashkonin një futbollist...