Flamur i kuq!!! Aksident i frikshëm për Alex Marquez në pistën e Katalunjës, piloti në spital
17 Maj 2026 14:32 Telesport Flamur i kuq në garën e Cmimit të Madh të Katalunjës në MotoGP. Një aksident i frikshëm në pistën e Montmelo, që ka përfshirë spanjollin Alex Marquez (Ducati Gresini), ka detyruar organizatorët e garës ta ndalin atë. Në xhiron e 12-të, pikërisht në mesin e garës (ka 24 xhiro), Marquez përplaset nga pas motorit të spanjollit tjetër Pedro Acosta (KTM). Ky i fundit, në pjesën e drejtë të pistës, humbi fuqinë motorike. Marquez, që nuk arriti dot ta evitojë, u përplas me Acosta dhe më pas motori i tij doli jashtë piste, duke u rrotulluar disa herë. Edhe pse nuk jepen më pamjet filmike, organizatorët e garës konfirmuar se Alex Marquez është koshient. Një aksident i rëndë, që përfshiu edhe...
Burimi:
telesport.al