Fitore e madhe mes tensionit, Tirana mposht Elbasanin dhe siguron qëndrimin në Superiore

Fitore e madhe mes tensionit, Tirana mposht Elbasanin dhe siguron qëndrimin në Superiore

Tirana është treguar e pandalshme, duke mposhtur edhe Elbasanin dhe siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore pas një ndeshjeje mes tensionit në “Elbasan Arena”. Ndeshja nisi me një gol spektakolar të Mysloviç nga jashtë zonës, direkt në trekëndësin e sipërm të portës. Edhe në vijim bardheblutë arritën ta kontrollonin ndeshjen dhe të shënonin edhe në të 50-ën me Haxhiun. Në pjesën e dytë ndeshja u ndërpre për afro 15 minuta për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë, teksa me vazhimin e saj skuadrat shënuan nga një gol, duke e vvuar në 1-3 rezultatin final dhe vulosur një triumd të madh për bardheblutë. Elbasani-Tirana 1-3Myslovic 7’, Haxhiu 50’, Tabekou 90+12’/ Kasa 90+6’