Fitore e madhe e Anglisë mes emocioneve dhe dramës, Bellingham dhe Kane heqin Meksikën nga Botërori

Fitore e madhe e Anglisë mes emocioneve dhe dramës, Bellingham dhe Kane heqin Meksikën nga Botërori

Anglia ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3-2 në një ndeshje plot ritëm, emocione dhe dramë deri në sekondat e fundit. Përballja e zhvilluar në stadiumin legjendar “Azteca” dhuroi spektakël për tifozët, me anglezët që treguan karakter edhe pse luajtën për më shumë se gjysmë ore me një futbollist më pak. Heroi i ndeshjes ishte Jude Bellingham, i cili realizoi dy gola brenda pak minutash në pjesën e parë, duke i dhënë Anglisë avantazhin 2-0. Meksika reagoi menjëherë dhe ngushtoi diferencën me Julián Quiñones para pushimit, duke lënë gjithçka të hapur për 45 minutat e dyta. Situata u komplikua për “Tre Luanët” në minutën e 54-t, kur Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq...