Fitoi Çmimin e Madh në Herez, Aleks Markez feston si i ‘çmendur’ në shtëpi

Fitoi Çmimin e Madh në Herez, Aleks Markez feston si i ‘çmendur’ në shtëpi

Aleks Markez fiton Çmimin e Madh të Spanjës, duke përsëritur fitoren e tij të parë në klasin premier dymbëdhjetë muaj më parë në Herez. Tani ka arritur në katër. Mbi motorin Desmosedici Gresini, Aleks mori kryesimin në mes të xhiros së dytë nga njëzet e pesë, duke kaluar vëllain e tij më të madh Mark Markez, i cili kishte nisur nga pozicioni i parë. Pak më pas, 9-të herë kampioni i botës Mark Markez, fituesi i Garës Sprint të së shtunës, doli nga gara në kthesën 11, për fat të mirë pa pësuar lëndime serioze. Vendi i dytë në podium i shkoi Marko Bexekit, i cili – pasi Mark u largua nga skena – mbajti vendin e dytë për pjesën tjetër të GP, pavarësisht ndjekjes...