Fisnik Asllani bëhet pjesë e Borusias së Dortmundit, u transferua për 30 mln euro
Adriatik BALLA Ylli i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani do të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere, por jo edhe ligën. Asllani, sipas raportimeve të fundit, do t’i bashkohet Borusia Dortmundit. Sipas gazetarit Ekrem Konur, Dortmundi e ka paguar klauzolën e lirimit të Asllanit te Hofenheimi, e cila kapte shifrën e 30 milionë eurove. Sipas tij, sulmuesi dardan ka nënshkruar kontratë deri më 2029 me klubin e tij të ri. “Fisnik Asllani është zyrtarisht lojtar i ri i Borusia Dortmundit. Sulmuesi i Kosovës largohet nga Hofenheim pasi u aktivizua klauzola e lirimit të tij, ndërsa ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2029. Meqenëse Borusia Dortmund është kualifikuar në Ligën e Kampionëve në secilin prej tre sezoneve të fundit, u aktivizua detyrimi për të paguar...
Burimi:
sot.com.al