Finalja e madhe e Champions League vetëm në Vizion Plus! Merrni miqtë dhe bashkohuni në Fun Zone
Të shtunën, më 30 maj, finalja e madhe e UEFA Champions League do të vendosë përballë Paris Saint-Germain dhe Arsenal, një super përballje që pritet me interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e futbollit në mbarë botën. Në këtë kuadër, “Arena Center” do të shndërrohet në një hapësirë të dedikuar festimit dhe emocionit sportiv. Për të dytin vit radhazi, Vizion Plus sjell “Fun Zone” në ambientet e Arena Center, duke krijuar një eksperiencë të plotë për publikun që dëshiron ta përjetojë finalen në një atmosferë ndryshe, mes argëtimit dhe adrenalinës së futbollit europian. Eventi nis në orën 18:00 dhe do të shoqërohet me një program të pasur aktivitetesh, surpriza dhe dhurata për pjesëmarrësit. Tifozët do të kenë mundësinë ta ndjekin finalen drejtpërdrejt në ekranet gjigante, me...
Burimi:
vizionplus.tv