Finalja e Botërorit, vendoset arbitri që do të gjykojë Spanjë-Argjentinë

Finalja e Botërorit, vendoset arbitri që do të gjykojë Spanjë-Argjentinë

Slloveni Slavko Vincic është caktuar nga FIFA si gjyqtari kryesor i finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës, që do të luhet më 19 korrik. Me këtë emërim, 46-vjeçari nga Maribori bëhet arbitri i parë slloven që drejton një finale Botërori. Vincic deklaroi se ky është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij dhe një ëndërr e realizuar për çdo arbitër. Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e ndihmësve të tij Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic. Gjatë karrierës, Vincic ka drejtuar finalen e Ligës së Evropës 2022, finalen e Ligës së Kampionëve 2024 dhe gjysmëfinalen e Euro 2024 mes Francës dhe Spanjës. Në Botërorin 2026 ai ka arbitruar ndeshjet Brazil-Marok, Jordani-Algjeri dhe Meksikë-Ekuador. Pierluigi Collina theksoi se përzgjedhja e arbitrit të finales bazohet te...