Finalet e Euro U21 2027/ KE i FSHF-së miraton investimin për fushat e reja të stadiumeve “Air Albania” e “Arena e Demave”
Një nga vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në mbledhjen e fundit lidhet me investimet në infrastrukturë, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian U-21 2027, që do të zhvillohen në Shqipëri. Komiteti Ekzekutiv miratoi kërkesën e Komisionit të Infrastrukturës për ndryshimin e tapetit të stadiumit “Air Albania” , si dhe ndërhyrjen në bazament, me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare dhe finaleve të këtij kompeticioni. Në të njëjtën linjë, Komiteti miratoi edhe projektin e paraqitur nga FK Partizani, që parashikon zëvendësimin e tapetit ekzistues të stadiumit, si dhe ndërtimin e dy fushave të reja stërvitore, në funksion të këtij eventi madhor. Në bashkëpunim me klubin, FSHF do të realizojë investimin...
Burimi:
sportiim.al