“FINAL FOUR” / Dinamo City-Vllaznia, sfida e krenarisë, statistikave dhe “hakmarrjes” sportive

“FINAL FOUR” / Dinamo City-Vllaznia, sfida e krenarisë, statistikave dhe “hakmarrjes” sportive

Sot, prej orës 19:00, në “Arena Kombëtare” nuk luhet thjesht një ndeshje. Vllaznia dhe Dinamo City zbresin në fushë për një duel që këtë sezon është shoqëruar me tension, polemika dhe “thumbime” të vazhdueshme mes trajnerëve Edi Martini dhe Ilir Daja. Vllaznia vjen si skuadra që mbylli 36 javët e kampionatit në vendin e parë dhe me objektivin e madh për t’u rikthyer te titulli pas shumë vitesh. Nga ana tjetër, Dinamo City sapo ka fituar Kupën e Shqipërisë dhe kërkon të vazhdojë momentin pozitiv, edhe pse sot do të vuajë mungesa të rëndësishme. Ilir Daja mungon në stol për shkak pezullimi, ndërsa nuk janë të disponueshëm edhe Aldo Teqja, Malomo dhe Teksera. Statistikat premtojnë një sfidë shumë të ekuilibruar. Në 4 përballjet e kampionatit...