“Final 4” për vajza/ Përcaktohen datat e ndeshjeve gjysmëfinale e finale
Departamenti i Garave në FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e fazës “Final 4” për kampionatin e vajzave, fazë që do të përcaktojë skuadrën kampione për edicionin 2025/2026. Sipas rregullores, katër ekipet e renditura në vendet e para në përfundim të sezonit të rregullt do të sigurojnë pjesëmarrjen në këtë fazë finale. Ndeshjet e “Final 4” do të zhvillohen në periudhën 17–29 maj. Takimet e para gjysmëfinale janë planifikuar më 17 maj dhe do të luhen në fushat e skuadrave të renditura më poshtë në klasifikim, ndërsa sfidat e kthimit do të zhvillohen më 23 maj. Ndeshja finale për vendin e tretë dhe të katërt do të luhet më 28 maj, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion është programuar më 29 maj, në ora 17:00. Të...
Burimi:
sportiim.al