“Final 4” nis me befasi, Vllaznia gjunjëzohet keq nga Dinamo që hap garën për titull
Dinamo ka triumfuar 0-2 ndaj Vllaznisë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të FinalFour. Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa munguan edhe rastet serioze para porte. Në pjesën e dytë, dalja me karton të kuq e Bajramit komplikoi gjërat për shkodranët. Dinamovitën përfituan nga superioriteti numerik dhe shënuan dy gola me Malomo dhe James. Dinamo është në vendin e katërt me 27 pikë. Vllaznia është e dyta me 31 pikë.
Burimi:
sot.com.al