Final 4/ Emocione, prapaskena dhe intervista ekskluzive, FSHF TV sjell reportazhin special të dy ndeshjeve të para

Final 4/ Emocione, prapaskena dhe intervista ekskluzive, FSHF TV sjell reportazhin special të dy ndeshjeve të para

Faza “Final 4” ka nisur me emocione të forta, spektakël dhe rezultate surprizë, duke e bërë garën për titull edhe më të luftuar. FSHF TV sjell një reportazh të dedikuar për dy ndeshjet e para të fazës finale, Vllaznia – Dinamo City dhe Elbasani – Egnatia, me pamje dhe momente të veçanta nga prapaskenat e këtij eventi. Materiali i përgatitur nga FSHF TV sjell një pasqyrë të plotë të atmosferës së “Final 4”, duke ndjekur ekipet dhe protagonistët që nga mbërritja në stadium, mbledhjet zyrtare, ambientet e brendshme të stadiumit, dhomat e zhveshjes dhe deri te emocionet e sfidave në fushën e lojës. Përmes intervistave me protagonistët, pamjeve ekskluzive dhe përmbledhjes së dueleve të para, reportazhi ofron një këndvështrim ndryshe mbi 180 minutat e para...