FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

FIFA ka zbardhur një nga detajet më të diskutuara në prag të finales së madhe të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, që do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin “MetLife” në New Jersey. Pushimi mes dy pjesëve të finales nuk do të jetë më i gjatë se zakonisht dhe do të zgjasë vetëm 17 minuta, sipas njoftimit zyrtar të organizatorëve të turneut. Ky është vetëm dy minuta më shumë se koha standarde e pushimit në një ndeshje futbolli, e përcaktuar nga rregullorja e IFAB-it. FIFA ka bërë të ditur se shfaqjet muzikore të planifikuara gjatë pushimit do të zgjasin rreth 11 minuta, ndërsa koha e mbetur do të përdoret për montimin dhe çmontimin e skenës, si edhe për mirëmbajtjen e fushës,...